Dita e Përdoruesve të Karrocës, HANDIKOS iu fton t’i bashkoheni marshit me 1 mars në Prishtinë

  • 27 February 2020 - 11:57
Dita e Përdoruesve të Karrocës, HANDIKOS iu fton t’i bashkoheni marshit me 1 mars në Prishtinë

Shoqata HANDIKOS me rastin e 1 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës do të organizojë një marsh përgjatë sheshit të Prishtinës.

 Në këtë event pritet të marr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Përveç marshimit në shesh, HANDIKOS ka planifikuar edhe disa aktivitete të tjera gjatë ditës.

Ndërkohë në ‘facebook’ kanë publikuar edhe një video përmes së cilës  bëhet ftesë që sa më shumë qytetarë t’i bashkohen marshit.

(Kosova Sot Online)