Abbott publikon fotografi nga takimet e Kurtit të hënën në Londër

  • 27 shkurt 2020 - 12:03
Abbott publikon fotografi nga takimet e Kurtit të hënën në Londër

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka publikuar disa fotografi nga fillimi javës në Londër.

Abbott tregon se në ato qaste po priste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para disa takimeve me ministret britanike.

“Duke e pritur Kryeministrin  Kurti në dhomën e pritjes para takimeve të shkëlqyeshme me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën, Wendy Moro, dhe me ministren e Forcave të Armatosura, James Heappey, kur isha në Londër në fillim të kësaj jave. Mundësi e mirë të dëgjojë për prioritetet e Qeverisë së re”, ka shkruar ambasadori britanik.

Kryeministri Kurti qëndroi në Londër në fillim të kësaj jave për të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). 

(Kosova Sot Online)