Prokurorisë së Shtetit i vjen thirrja për Shpend Ahmetin dhe Arbër Kryeziun

  • 27 February 2020 - 12:54
Prokurorisë së Shtetit i vjen thirrja për Shpend Ahmetin dhe Arbër Kryeziun

“Por edhe një çështje tjetër që duhet të sqarohet ka të bëjë me heshtjen e madhe deri më tani, pse leja ndërtimore për Arbër Kryeziun edhe pse te Badovci, nuk u kërkua të anulohet dhe nuk u anulua akoma. Prokuroria duhet të vepron por edhe të tregon se edhe çka duhet të ndodhë tjetër që të këndellet dhe të fillon ndjek lidhjet e mafies ndërtimore me politikën e inkriminuar”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu kërkon që rasti më i freskët i anulimit të lejes ndërtimore dhe kushteve për ndërtim në Liqenin e Badovcit, t’i shërbejë Prokurorisë së Shtetit për të filluar pa vonesë hetimin e të gjitha lejeve ndërtimore të lëshuara nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti, për faktin se tanimë po shihet ashiqare se ka abuzim të madh me këto leje, e për të cilat ka edhe ankesa të vazhdueshme edhe nga qytetarët.

Image
Ragip Guraziu

“Më në fund prokuroria me Qeverinë e re, do këndellet dhe të fillon ndjek lidhjet e mafies ndërtimore me politikën e inkriminuar. Tani edhe pse me vonesë, më mirë vonë se kurrë. Prokuroria duhet të tregon se edhe çka duhet të ndodh tjetër që të këndellet dhe të fillon ndjekjen e lidhjeve të mafies ndërtimore me politikën e inkriminuar për gjithë këto vite. Por edhe një çështje tjetër që duhet të sqarohet ka të bëjë me heshtjen e madhe deri më tani, pse leja ndërtimore për Arbër Kryeziun edhe pse te Badovci, nuk u kërkua të anulohet dhe nuk u anulua akoma. Prokuroria duhet të vepron por edhe të tregon se edhe çka duhet të ndodhë tjetër që të këndellet dhe të fillon ndjek lidhjet e mafies ndërtimore me politikën e inkriminuar”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, derisa ekzekutivi po e merr seriozisht trajtimin e ankesave dhe të kërkesave të qytetarëve sa i takon abuzimit me leje ndërtimore, atëherë ka shpresë që ky proces të merr përmasa akoma më të gjëra për t’i hetuar dhe analizuar edhe shumë leje të tjera ndërtimore, që kreu i komunës Shpend Ahmeti i ka lëshuar për kompani të caktuara.

“Tani po më duket, dhe po dua të shpresoj shumë , se mos vallë Qeveria e re e ka marrë më me zell punën e saj dhe ka angazhuar edhe ministrat te sektorëve të tjerë që të merren me këto skandale, se do të lëvizë më në fund edhe Ministria e drejtësisë që të kërkon nga KPK-ja dhe Prokuroria Themelore Prishtinës për tu zgjuar nga gjymi dhe hetuar secilin rast për të cilin ka sado pak dyshime, ose edhe denoncime nga qytetarët se është lëshuar me hile e kundërligjshëm leja ndërtimore. Fusha e sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet për këtë Qeveri sepse populli ka kërkuar me votën e tij që të bëhen ndryshime. Më në fund veç po duket që këto ndryshime kanë filluar siç po shihet së paku në këtë fillim, Duke u bazuar në këtë çka po ndodhë, me rastin më të freskët të anulimit të lejes ndërtimore dhe kushteve për ndërtim në Liqenin e Badovcit. Tash kërkoj nga Prokuroria për të filluar pa vonesë hetimin e të gjitha lejeve ndërtimore të lëshuara nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti, për faktin se tani më dihet që numri i ankesave dhe denoncimeve nga qytetarët është tepër i madh”, shprehet Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)