Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së

  • 27 February 2020 - 14:44
Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z.Bajram Zejnullahu dhe Drejtori Menaxhues, z.Valon Tolaj pritën në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian.

Kryesuesi i Bordit dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së e njoftuan shef i Misionit të FMN-së me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, me aktivitetet e fundit të AKP-së si dhe pasqyrat financiare e planin e punës të Agjencia për fazat e ardhshme. 

Në anën tjetër, z. Gabriel Di Bella falënderoi drejtuesit e AKP-së për pritjen e organizuar dhe informacionet e ofruara në lidhje me progresin në transformimin e pronës shoqërore dhe zhvillimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

(Kosova Sot Online)