Vuçiq në Amerikë, diskuton për Kosovën

  • 27 shkurt 2020 - 15:31
Vuçiq në Amerikë, diskuton për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se çështja e Kosovës do të ishte një temë “mbizotëruese” në takimet e tij të ardhshme në Washington.

Vuçiq udhëton në kryeqendrën amerikane pasnesër  për të diskutuar marrëdhëniet Serbi-SHBA dhe bashkëpunimin ekonomik, të cilin ai e përshkroi si “të shkëlqyeshëm”.

“Kosova me siguri do të jetë tema më e rëndësishme, e cila nuk është e lehtë sepse ne kemi një këndvështrim tjetër,” përsëriti presidenti serb.

Shefi i shtetit serb do të jetë ndër folësit në konferencën vjetore të Komitetit Amerikan-Hebre për Çështje  Publike (AIPAC), e cila do të mbahet 1-3 Mars në Washington, raporton Beta.

Kur u pyet se kur do të propozohet “Ahtisaari Plus”, ai tha se “aleatët perëndimorë” do të ishin “në një mendje”, dhe “nuk do të kishte rëndësi nëse Evropianët ose Amerikanët do të dilnin të parët”.

I pyetur “çfarë shantazhe mund të pranojë Serbia”, ai tha se gjithçka që mund të kërcënonte paqen, stabilitetin, “do të paraqiste ndonjë sanksion, do të ishte një problem i tmerrshëm për Serbinë”.

Ai tha se në vitin 2013 nuk e pranoi hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke thënë se ishte “një situatë e vështirë për ne tani”.

(Kosova Sot Online)