Aeroplani nga Italia në Prishtinë, udhëtarët kontrollohen një nga një për shkak të koronavirusit
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” disa ekipe mjekësore nga IKSHP-ja janë duke i kontrolluar udhëtarët që vijnë nga Italia.
Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.
Media ka siguruar video nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.
(Kosova Sot Online)