Lajmi i fundit/ Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, autori vetëvritet në banesë

  • 27 February 2020 - 18:53
Lajmi i fundit/ Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, autori vetëvritet në banesë

Vetëvritet Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes së dyfishtë të mbrëmjes së të mërkurës në Kodër Rrëshen. Kolecaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj Vladisonin, të cilët ishin duke hyrë në shtëpi.

Ngjarja tronditi të gjithë zonën mbrëmjen e së martës, ndërkohë që RENEA dhe foerca të tjera shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Madje, shërbimet e Policisë krehën zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë kreu të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Por, pasditen e sotme Fatmir Kolecaj që mesa dukej fshihej në shtëpinë e tij ka vrarë veten.

(Kosova Sot Online)