Daut Haradinaj: Albin Kurti është si një koronavirus në Kosovë

  • 27 February 2020 - 22:05
Daut Haradinaj: Albin Kurti është si një koronavirus në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj Serbisë.

Haradinaj ka thënë se duhet konstatuar se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.

“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

(Kosova Sot Online)