Profesori i njohur ‘godet’ rëndë Edi Ramën, zbulon skandalin në Londër

  • 28 February 2020 - 07:50
Profesori i njohur ‘godet’ rëndë Edi Ramën, zbulon skandalin në Londër

“Nga ai pritet të thuhen fjalë ofenduese. Pse Minishengeni, makroshengeni a Shengeni i trupave të gjatë është antikombëtar janë shumë faktor. E mbi të gjitha janë: Shqipëria dhe Kosova e kanë rrugën drejtë në BE e jo të ndodhë organizmi ballkanik tepër antagonist dhe i rrezikshëm. Serbia ka borxhe të mëdha ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, të cilat asnjëherë deri tash nuk është plotësuar nga kriminelët e Beogradit. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen në vijën Prishtinë -Tiranë, pa shkuar nga qendra kriminale në Beograd. Shqiptarët duhet të ndërtojnë të ardhmen e vetë pavarësisht nga Serbia dhe sllavët ballkanik a Rusia”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë dhe ekspertët e së drejtës, e kanë vlerësuar skandaloze dhe anti kosovare, sjelljen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në samitin e BERZH-it që zhvilloi punimet në Londër, ku edhe një herë, Rama e mbrojti “Minishengenin Ballkanik” si një nismë që sipas tij, do t’ju krijonte më shumë lehtësi qytetarëve të Ballkanit.

Për këtë vazhdim të agjendës rreth këtij projekti, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kryeministri i Shqipërisë po vepron pa ndonjë koncept të qartë politikë. Kjo nëse jo për Shqipërinë, për Kosovën bartë shumë rreziqe. Çka po e shtynë atë? Këtej nuk mund të konstatohet me siguri ndonjë qëllim. Por, ajo që duhet thënë është fakti se një veprim i tillë nuk ka ndonjë analizë të qartë dhe është antikombëtare. Këtu nuk ka rëndësi se si e kualifikon Rama mendimin e tillë antikombëtar”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, për shkak të pozicionimit pro-serb, tani nga Kryeministri Rama mundë të vijnë deklarata nga më të ndryshmet që shkojnë kundër interesit të Kosovës, deri në fyerje dhe ofendime.

“Nga ai pritet të thuhen fjalë ofenduese. Pse Minishengeni, makroshengeni a Shengeni i trupave të gjatë është antikombëtar janë shumë faktor. E mbi të gjitha janë: Shqipëria dhe Kosova e kanë rrugën drejtë në BE e jo të ndodhë organizmi ballkanik tepër antagonist dhe i rrezikshëm. Serbia ka borxhe të mëdha ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, të cilat asnjëherë deri tash nuk është plotësuar nga kriminelët e Beogradit. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen në vijën Prishtinë-Tiranë, pa shkuar nga qendra kriminale në Beograd. Shqiptarët duhet të ndërtojnë të ardhmen e vetë pavarësisht nga Serbia dhe sllavët ballkanik a Rusia”, thekson profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo ide që po e trumbeton Edi Rama dhe po ia bënë avokatinë shtetit serb, nuk do të ketë kurrë perspektivë dhe është e dënuar për dështim.

“Katër qëllimet që Rama i deklaron realizohen më së miri në BE. Tash kërkohet që katër qëllimet të realizohen në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është turp deklarata e Ramës se kufiri Kosovë-Shqipëri hiqet nëpërmjet Minishengenit serb të Beogradit. Ka edhe shumë faktor tjerë që janë kundër dhe kundruall të cilëve ato katër çështjet e '"mëdha" të Edi Ramës janë flluska të sapunit. E ardhmja është në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën ky bashkëpunim hapë rrugë për integrime më të gjera. Dhe në fund duhet thënë: Është marri që të paraqitet minishengeni i modelit serbo- Edi Ram e Zaev si rrugë e mirë për integrime në UE. Kjo e tejkalon çdo të pritur”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)