Trondit ish agjenti i SHIK-ut, zbulon detaje shokuese: Ja pse u vra Qerim Kelmendi

  • 28 February 2020 - 13:55
Trondit ish agjenti i SHIK-ut, zbulon detaje shokuese: Ja pse u vra Qerim Kelmendi

“Qerimi është vrarë pasi ka ditur shumë gjëra, ka qenë njeri i aksionit dhe ka paraqitur rrezik potencial për njerëzit e sotshëm të fuqishëm politik në Kosovë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushë së sigurisë e kanë vlerësuar vrasjen e Qerim Kelmendit, si një sfidë serioze për drejtësinë kosovare dhe institucionet e sundimit të ligjit, me premisa të mundësisë së rrëshqitjes së situatës në një gjendje të përshkallëzimit dhe të pa kontrolluar, si dhe të fillimit të hakmarrjes dhe likuidimit misterioz të figurave të ndryshme që kanë dëshmi për krimet e luftës, pikërisht në kohën kur po pritet vetëm bërja publike dhe zyrtarizimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Për këtë rrezik serioz, për “Kosova Sot Online” flet eksperti i sigurisë, Naim Miftari, ish eprorë i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut.

Sipas Miftarit, vrasja e Qerim Kelmendit është vetëm një indikator që flet për situaten e rrezikshme që mundë të futet vendi, dhe mund të del nga kontrolli Ii organeve të sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo vrasje është e karakterit politik dhe e urdhëruar nga të fortit e politikës, pasi sic thotë Miftari, Qerim Kelmendi ka pasur shumë njohuri për të kaluarën e zhvillimit të luftës dhe aksioneve që janë ndërmarr aso kohe në situata të ndryshme.

Image
Naim Miftari

“Qerim Kelmendi ka qenë njeri i aksioneve të para të UÇK-së, ka punuar me Zahir Pajazitin, ku bashkë e kanë kryer aksionin kundër pjesëtarit të UDB-së Ejup Bajgorës i cili është vrarë, ka qenë pjesëmarrës po ashtu në shumë aksione në sulmet kundër stacioneve të policisë serbe, kur është vrarë Adrian Krasniqi, dhe dhjetëra aksioneve të tjera në mbarë Kosovën. Pra Qerimi nuk ka qenë njeri i thjeshtë por njeri i aksioneve. Pas luftës është akuzuar, ka pasur shumë raporte edhe ndërkombëtare se ka marr pjesë dhe ka organizuar edhe vrasje politike, për shembull në vrasjen e komandantit dhe deputetit Smajl Hajdarit, pastaj se ka qenë i implikuar në tentimin e vrasje me TNT eksploziv ushtarak të një personi me mbiemrin Muriqi e shumë gjëra të tilla, pastaj është vëlla i Ibrahim Kelmendit të LPK-së, po ashtu figurë kontraverse e pjesëmarrës në shumë ndodhi të mëdha sa i përket Kosovës. Qerimi është vrarë pasi ka ditur shumë gjëra, ka qenë njeri i aksionit dhe ka paraqitur rrezik potencial për njerëzit e sotshëm të fuqishëm politik në Kosovë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, do të jetë i vështirë, për të mos thënë i pa mundur zbulimi i vrasësit apo i vrasësve, pasi në atë vend ku është djegur kufoma dhe vetura, tregon qartë se vrasësit kanë dashur ta humbin edhe ADN-në.

“Hetimi duhet të drejtohet në këto pista: E para vrasjen e tij e kanë bërë jo një ose dy njerëz por shumë njerëz me logjistik të gjerë, ose Qerim Kelmendin e kanë vra diku tjetër dhe aty u sjellë qëllimisht nga dikush që Qerimi i ka besuar, pasi Qerimi si luftëtar veteran i sprovuar nuk ka qen i pa kujdesshëm dhe në këso lloj vrasjes gjithmonë del ndonjë i besuar i viktimave që ju ka dhënë informacione vrasësve ose organizatorëve të vrasjeve. Mundësia e implikimit direkt të disa politikanëve të korruptuar të Kosovës në këtë vrasje sipas mendimit tim është më se e sigurt, pasi Qerimi si individ nder ushtarët e parë dhe njeri i aksioneve, por edhe si familje, ka paraqitur rrezik për ta prandaj e kanë eliminuar fizikisht. Ndezja e veturës mos dëgjimi i të shtënave automatike është enigmë në veti që duhet me ndjek hetuesit tanë, ku ishte viktima deri në at kohë? Edhe pse besoj që nëse është vrarë me porosi politike, vrasësit as urdhëruesit nuk do të zbulohen kurrë, e nëse ka motiv tjetër besoj se një ditë do të zbardhet kjo vrasje. Për mua kjo është vrasje me motive politike”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)