Shqiptari poston foto nga burgu në `Facebook´, alarmohen autoritetet

  • 28 February 2020 - 18:03
Shqiptari poston foto nga burgu në `Facebook´, alarmohen autoritetet

Shtetasi shqiptar Dorian Puka, i cili është në burg për një sërë vjedhjes ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”.


Veprimi i shtetasit në fjalë ka bërë që autoritetet britanike të alarmohen, për shkak të përdorimit të celularëve brenda ambientve të qelisë, raporton “The Telegraph”.

Dorian Puka akuzohet për grabitje të sendeve të shtrenjta në banesa.

Të dhënat e lëshuara në bazë të ligjeve për Lirinë e Informacionit treguan se shërbimi i burgut kapi dhe pastroi 387 profile sociale vitin e kaluar, ku shumë prej tyre u mburrnin për jetën e tyre “të lehtë” në burg, raportojnë mediat e huaja.

(Kosova Sot Online)