Qytetari nga Mitrovica: Albin Kurti do ta bëjë 12 kate Burgun e Dubravës, nuk ka më me dajë, nipa, e me halla

  • 28 February 2020 - 20:08
Qytetari nga Mitrovica: Albin Kurti do ta bëjë 12 kate Burgun e Dubravës, nuk ka më me dajë, nipa, e me halla

Tash e dhjetë ditë, shumë aplikantë të cilët nuk u pranuan po protestojnë pranë menaxhmentit të Trepçës duke e shprehur mospajtimin me mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët për vendet e punës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Njëri nga protestuesit i cili ka folur për media është edhe Sefedin Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës.Ai ka dhënë edhe një mesazh për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shprehur pakënaqësitë rreth konkursit.

“Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 kat ka me bo Burgun e Dubravës. Nuk ka më me dajë e nipa e me halla, na kanë lodhë”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)