“Vendimi i Abdixhikut”, denoncimi: Kjo është goditja ndaj mafisë politike të Shpend Ahmetit

  • 29 February 2020 - 07:33
“Vendimi i Abdixhikut”, denoncimi: Kjo është goditja ndaj mafisë politike të Shpend Ahmetit

“Njëherit, duhet të analizohet, edhe leja e ndërtimit, për vëllezërit Kryeziu e lagjes "Royal Green Rezidence" te liqeni i Badovcit. Andaj çdo ndërtim, afër liqenit të Badovcit, që paraqet rrezik për liqenin, nuk duhet lejuar asnjë ndërtim. Vetëm kështu do ta pengojmë ndërtimin e palejueshëm, dhe që rrezikon ambientin afër liqenit të Badovcit”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Bislim Aliu, i kërkon Prokurorisë që të shërbehet me rastin më të freskët të anulimit të lejes ndërtimore dhe kushteve për ndërtim te Liqeni i Badovcit, për të filluar pa vonesë hetimin e të gjitha lejeve ndërtimore të lëshuara nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti.

Image
Bilsim Aliu

“Për faktin se tani më dihet që numri i ankesave dhe denoncimeve nga qytetarët është tepër i madh, dhe nuk e kemi asnjë rast të vetëm të publikuar dhe të penalizuar nga drejtësia për abuzimet e kësaj natyre, kurse shihet ashiqare që qyteti është degraduar nga mënyra se si po ndërtohet nga brenda, e tani ka marr përmasa ku ndërtim si me qenë një xhungël, një “oazë” ndërtimesh në pyjet e pa shkelura, edhe në periferi të Prishtinës, duke rrezikuar seriozisht Liqenin e Badovcit”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, duhet të hetohet dhe të sqarohet leja ndërtimore për Arbër Kryeziun, edhe pse te Badovci, nuk po kërkohet të anulohet.

“Për këtë, Ministri Abdixhiku, ka bërë mirë që ka urdhëruar komunën e Prishtinës, që ta anulojë, ndërtimin e lagjes, në afërsi të liqenit të Bodovcit, duke qenë i qartë dhe shumë këmbëngulës, duke e thënë pa rrotulla se Komuna e Prishtinës obligohet detyrimisht për anulimin e vendimit, të datës, 20.12. 2019, për rastin e kërkesës, së ndërtimit të lagjes, në afërsi të Badovcit. Kjo sigurisht paraqet një goditje, ndaj mafies politike të Shpend Ahmetit, i cili po bën pazare me lejet e ndërtimit”, thotë analisti politik Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Aliu kërkon që hetimi dhe anulimi i lejeve ndërtimore të merr përmasa edhe më të mëdha dhe më serioze, pa e kursyer asnjë rast të abuzimit me ligjin, duke përfshirë edhe lejen ndërtimore për vëllezërit Kryeziu po ashtu në afërsi të Liqenit të Badovcit.

“Njëherit, duhet të analizohet, edhe leja e ndërtimit, për vëllezërit Kryeziu e lagjes "Royal Green Rezidence" te liqeni i Badovcit. Andaj çdo ndërtim, afër liqenit të Badovcit, që paraqet rrezik për liqenin, nuk duhet lejuar asnjë ndërtim. Vetëm kështu do ta pengojmë ndërtimin e palejueshëm, dhe që rrezikon ambientin afër liqenit të Badovcit”, deklaron analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)