Ish themeluesi i LPK-së: Ja kush e vrau Qerim Kelmendin, ky është alarmi...

  • 29 February 2020 - 07:45
Ish themeluesi i LPK-së: Ja kush e vrau Qerim Kelmendin, ky është alarmi...

“Kriminelët e vranë, e djegën makinën dhe trupin ia karbonizuan. Ky është rast i rëndë, shumë i rëndë, si dhe i ashpër kriminal. Energjia kriminale dhe urrejtja ndaj luftëtarëve të UÇK-së që u tregua mbi heroin Qerim Kelmendi është e madhe. Dhe, kushdo e din se urrejtje me të madhe se Serbia nuk ka askush ndaj luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës dhe njëri ndër themeluesit e LPK-së, Muhamet Kelmendi, duke e analizuar mënyrën dhe skanerin se si u vra ish luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi, alarmon seriozisht për fillimin e një vale të re të vrasjeve politike në vend, si pasojë e mos funksionimit absolut të shtetit të së drejtës dhe të organeve të sigurisë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Vrasja e Qerim Kelmendit është një e dhënë konkrete e mos funksionimit të shtetit tonë dhe të degradimit deri në fund të tij. Tash me këtë rast po tregohet se Kosova është vend i krimit dhe i veprimeve të dëmshme antishqiptare. Vrasja tregon urrejtjen që forcat e ndryshme kriminale, çdo herë të organizuara nga shteti serb, ai maqedon e malazez, sikundër edhe grupet e ndryshme kriminale, që kanë arritur të futen thellë në pushtet”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje Kelmendi është i sigurt që për këtë kanë dijeni edhe organet e sigurisë të shtetit të Kosovës.

“Mua as që më shkon mendja se organet e shtetit në Kosovë, sidomos AKI, si grupi i mbërritur i SHIK-ut, që nuk e dinë se si ka ndodhur rasti. Nëse AKI flenë është turp për ta. Po veprohet në formën mafioze të grupeve kriminale të drogës meksikane edhe në Kosovë, dhe mos të dihet! Këtu nuk ka logjikë”, shton profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, dëshmi se vrasja e Qerimit është kryer nga struktura kriminale, dora e zezë e regjimit serbosllav në Kosovë, dhe se nuk mundë të ndërlidhet me çështjen e Gjykatës Speciale, flet më së miri dhuna e shfrenuar që është zbrazur mbi të ndjerin Qerim Kelmendi, luftëtarin e radhëve të para të UÇK-së.

“Kriminelët e vranë, e djegën makinën dhe trupin ia karbonizuan. Ky është rast i rëndë, shumë i rëndë, si dhe i ashpër kriminal. Energjia kriminale dhe urrejtja ndaj luftëtarëve të UÇK-së që u tregua mbi heroin Qerim Kelmendi është e madhe. Dhe, kushdo e din se urrejtje me të madhe se Serbia nuk ka askush ndaj luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së. Nuk dua të mendoj se është çështje e Gjykatës Speciale. Luftëtarët e lirisë duhet të jenë tash më të fortë se kurrë. Kam mendim se kriminelët e vendit të lidhur ngushtë me Shtetin serb janë autorët e krimit. Por, kjo nuk e ndalë kombin tonë. Shqiptarët do të ecin përpara”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)