I dehur në makinë! I riu godet automjetin e policisë, lëndohen dy oficerë

  • 29 February 2020 - 11:51
I dehur në makinë! I riu godet automjetin e policisë, lëndohen dy oficerë

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes pranë rrethrotullimit tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Një makinë mësohet se ka goditur nga pas patrullën e policisë, duke lënë të plagosur dy efektivë policie. Mësohet se i riu që drejtonte makinën ka qenë i dehur.

“Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur ‘Ura e Dajlanit’, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)