Demaku flet përsëri për hudhrën, tregon se a e shëron ajo koronavirusin

  • 02 March 2020 - 08:04
Demaku flet përsëri për hudhrën, tregon se a e shëron ajo koronavirusin

Profesori i mendimit pozitiv, Daut Demaku ka thënë se hudhrat i sheh si preventivë për t’iu shmangur viruseve, edhe pse ditë më par kishe thënë se ilaçin për koronavirusin, gjendet në Rahovec dhe ajo është hudhra.

Megjithatë, ai mohon të ketë thënë se hudhra e Rahovecit e shëron koronavirusin.

Ai insiston se të mirat që i sjell hudhra tek shëndeti është vërtetuar edhe në tri etapa të historisë, në lashtësinë e Egjiptit, traditën shqiptare dhe në hulumtime shkencore gjermane.

Ndërkaq njohësi i artit të mendimit pozitiv thekson se ushqyeshmëria luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe në luftën ndaj viruseve dhe gripozave.

Aq më tepër kur në to ka më shumë përbërje bimore.

Ndërsa ditë më parë, Demaku tha se ka ilaçin për koronavirusin, ai ilaç sipas tij gjendet në Rahovec dhe ajo është hudhra.

Hudhra e Rahovecit ‘ta heq coronavirusin si me dorë’ ishte shprehur Demaku.

(Kosova Sot Online)