Serbia injoron thirrjet e Grenellit dhe QUINT’it, vazhdon fushatën kundër Kosovës

  • 03 March 2020 - 11:12
Serbia injoron thirrjet e Grenellit dhe QUINT’it, vazhdon fushatën kundër Kosovës

Serbia e Aleksander Vucicit vazhdon që në mënyrë sistematike të injoroj thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të QUINT-it për ndaljen e fushatës agresive kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës me qëllim të rinisjes së dialogut për normalizimi të raporteve Prishtinë-Beograd.

Sot shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq , ka prezantuar edhe një letër duke pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen për pavarësinë ë Kosovës.

Ndërkohë hiq më larg se më 23 janar të këtij viti, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte bërë thirrje që Beogradi zyrtar të ndal fushatën e çnjohjeve.

Kërkesë për ndaljen e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës, Serbisë i kishte shkuar edhe nga të gjithë shtetet e QUINT-it.

Në një letër ku kërkonin heqjen e taksës, QUINT-i kërkonte që edhe Serbia të ndalte lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.

“Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët”, thuhej në kërkesën e QUINT-it të lëshuar vitin e kaluar.

Ndërkohë lidhur me pretendimet e Serbisë për çnjohjen nga Sierra Leone ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke thënë se s’kanë pranuar asnjë notë verbale lidhur me ndonjë vendim eventual të Sierra Leone për heqje të njohjes.

(Kosova Sot Online)