Eksperti i njohur sfidon Kryeministrin Kurti: Pa këtë veprim, dështon Vetingu dhe luftimi i krimit të organizuar

  • 04 March 2020 - 18:55
Eksperti i njohur sfidon Kryeministrin Kurti: Pa këtë veprim, dështon Vetingu dhe luftimi i krimit të organizuar

“Është dashtë të ketë lëvizje në ketë drejtim. Nuk është e mundur që të ketë progres nëse nuk kyçen aktorët kryesor ndërkombëtar. Duhet të vizitohen fillimisht Ambasadat e Amerikës e Britanisë e pastaj të lëvizet. Ndryshimet kushtetuese janë gjithashtu të domosdoshme. Duhet të krijohet një bazë e fuqishme e pastaj të ndërtohet sistemi i cili kishte për ti eliminuar keqbërësit e tanishëm, mos punëtorët dhe joprofesionistet e pastaj të përzgjidhen kuadrot profesionale e patriotike, patriotizëm funksional e jo folklorik”, thotë eksperti fushë së sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

 

 

Zotimi i Qeverisë Kurti, për vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, sipas ekspertit të kësaj fushe, ish kreut të AKK-së Hasan Pretenit, do të jetë një proces i vështirë dhe në varshmëri të plotë nga bashkëpunimi dhe mbështetja që do ta ketë nga faktori ndërkombëtar. Në këtë angazhim dhe në këtë sfidë serioze, sipas Pretenit, konsiston edhe kërkesa për mbështetje në këtë fushë që është kryefjalë letrave që kryeministri Kurti ju ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në zotimin e tij për heqjen e tarifës. Ai në fillim të shkresës së tij ka kërkuar nga SHBA-të mbështetje konkrete logjistike në fushën e reformave të sundimit të ligjit “Qeveria ime është shumë e vendosur në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç kësaj, prioritetet kryesore të qeverisë sime do të jenë rritja ekonomike, zgjerimi i investimeve, dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Këto dy procese janë të ndërlidhura dhe ne e mirëpresim ndihmën tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për implementim të qeverisjes së mirë, sundim të ligjit dhe krijimin e mundësive për popullin e Kosovës. Gjykatat efikase, profesionale dhe të paanshme janë të domosdoshme për drejtësi dhe sundim të ligjit”, thuhet në adresimin e kryeministrit Kurti në letrën e për Presidentin Trump dhe sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

Image
Hasan Preteni

Sipas Hasan Pretenit, kjo mënyrë komunikimi dëshmon se ka një kërkesë të hapur për mbështetje në këtë fushë, sepse krimi dhe korrupsioni në Kosovë kanë kapur të gjitha fushat e jetës dhe nuk mundë të ndodhë luftimi dhe zhbërja e kësaj strukture kriminale pa mbështetje të fuqishme nga SHBA-të dhe BE-ja.

  

“ Është dashtë të ketë lëvizje në ketë drejtim. Nuk është e mundur që të ketë progres nëse nuk kyçen aktorët kryesor ndërkombëtar. Duhet të vizitohen fillimisht Ambasadat e Amerikës e Britanisë e pastaj të lëvizet. Ndryshimet kushtetuese janë gjithashtu të domosdoshme. Duhet të krijohet një bazë e fuqishme e pastaj të ndërtohet sistemi i cili kishte për ti eliminuar keqbërësit e tanishëm, mos punëtorët dhe joprofesionistet e pastaj të përzgjidhen kuadrot profesionale e patriotike, patriotizëm funksional e jo folklorik”, thotë eksperti fushë së sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit që tani do të duhej vepruar për të krijuar fushë veprimi më të suksesshme edhe për zbatimin e ligjit Veting, për të cilin me siguro do të shpenzohet një kohë në gjetjen e modelit për hartim dhe të mënyrës së zbatimit të tij.

“Nuk duhet të pritet Vetingu e të veprohet por njëherë duhet të ndërmerren disa masa emergjente e pastaj drejt pastrimit. Nuk duhet të ketë vakum institucional, veç duhet te lëvizet drejt largimit të kryeprokurorëve, duke u respektuar baza ligjore. Mirë që po largohen diplomatët dhe anëtarët e bordeve por duhet të lëvizet drejtë zëvendësimit të tyre. Meritokracisë duhet ti japim kuptim”, thekson Preteni në bisedën për “Kosova Sot Online”. Po ashtu ai thotë se nuk duhet humbur shumë kohë me grupet punuese në kërkim tëmodelit e modaliteteve por duhet angazhuar ekspert të fushës, të paguar me meritë, dhe të ecet përpara pa vonesë. “E vlerësoj si humbje kohe, caktimin e grupeve punuese për të siguruar modalitetet për të vepruar. Duhet marr modelet e dëshmuara me specifikat e veçanta të vendit dhe të fillohet me punë, të kyçet bota akademike, profesionistët e fushës, profesionist të dëshmuar dhe ekspertët ndërkombëtar. Shoqëria Civile mundë të monitoroj procesin por jo të jetë pjesë e procesit”, thotë eksperti i fushës Hasan Preteni”. Kontribut sipas tij në këtë drejtim japin edhe debatet publike që duhet të organizohen, por çelësi kryesor është hapja e kuletës për ekspert sepse reforma e mirë do ekspertize profesionale e cila nuk arrihet pa një kosto buxhetore. “Për këtë angazhim duhet të ketë edhe buxhet të mjaftueshëm. Të kemi edhe ekspert edhe të caktohen afatet dhe detyrat dhe mos të paguhen për angazhim, kjo tingëllon bukur por nuk mund të qëndroj. Punët e mira kanë kosto. Transparencë dhe Llogaridhënie maksimale por edhe buxhet të mjaftueshëm”, thotë Preteni për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)