Letra e Kallashnikov, krijuesit të ‘AK-47’ para vdekjes: Jam penduar për armën që shpika

  • 05 March 2020 - 13:00
Letra e Kallashnikov, krijuesit të ‘AK-47’ para vdekjes: Jam penduar për armën që shpika

Mikhail Kalashnikov krijuesi i armës AK-47, kishte lënë një letër pak muaj para se të vdiste, ku ishte shprehur i penduar për armën që ka shpikë. Arma AK-47 u krijua fillimisht në 1974, nga dizajnuesi rus Mikhail Kalashnikov, nga edhe mori shkurtesën kalashnikov. Arma u përdor për herë të parë nga forcat sovjetike të angazhuara në konfliktin në Afganistan në 1979. Në kohët e sotme, automatiku vazhdon të përdoret nga shumica e vendeve të ish-BRSS, gjithashtu përdoret edhe në shtetet e Europës Lindore, në Mongoli dhe në disa shtete të Azisë.

Krijuesi i kësaj arme Mikhail Kalashnikov, vdiq me 23 dhjetor të vitit 2013, në moshën 94 vjeçare, derisa ishte 20 vjeç kur e ka shpikur armën. Në letrën e tij drejtuar kreut të Kishës Ortodokse ruse, Patriarkut Ciril, 6 muaj para vdekjes, Kallashnikov u shpreh i shqetësuar për armën që ka ndërtuar, pasi që ajo ka marrë shumë jetë njerëzish.

Ai në letër shkruante: “Dhimbja ime shpirtërore është e padurueshme: në se arma që unë ndërtova ka marrë jetë njerëzish, a mund të thuhet se unë jam fajtor për vdekjen e tyre, edhe në se ata ishin armiq?” Patriarku rus iu përgjigj inxhinierit të tronditur nga brejtja e ndërgjegjes, se kurdo që u përdorën armët, synimi ishte mbrojtja e atdheut dhe se Kisha mbështet si krijuesit e armëve, edhe ushtarët që i kanë përdorur ato.

Ndërkaq pak para vdekjes së Kalashnikov, në vitin 2010 u prezantua një variant i ri, seria AK-12 i cili ishte më i sofistikuar.

(Kosova Sot Online)