A e dini se Erdogan pas daljes nga burgu ka jetuar 3 muaj në një qytet shqiptar

  • 05 March 2020 - 22:48
A e dini se Erdogan pas daljes nga burgu ka jetuar 3 muaj në një qytet shqiptar

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte dënuar dekada më parë për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.

Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, asokohe kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.

Pas daljes së tij nga burgu, ish-numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, ka jetuar 3 muaj në një qytetar shqiptarësh.

Erdogan, që sot përveç postit të presidentit të Turqisë mban edhe postin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ka kaluar një pjesë të vogël të jetës së tij në Tetovë.


(Kosova Sot Online)