Në gjendje të dehur, dëmtoi veturën e një personi tjetër

  • 06 March 2020 - 09:51
Në gjendje të dehur, dëmtoi veturën e një personi tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi nën ndikim të alkoolit me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e një personi tjetër, të cilës i ka shkaktuar dëme materiale.

“Fshati Mekinicë, Leposaviç 05.03.2020-16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilës i ka shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari  është dërguar  në mbajtje derisa të këndellet.

(Kosova Sot Online)