Vjen Goditja e fortë e ish agjentit të SHIK-ut: Ja pse Hashim Thaçi u pendua dhe po provon ta zhbëjë Gjykatën Speciale

  • 08 March 2020 - 09:29
Vjen Goditja e fortë e ish agjentit të SHIK-ut: Ja pse Hashim Thaçi u pendua dhe po provon ta zhbëjë Gjykatën Speciale

“Ethet e Hashim Thaçit nuk kanë të bëjnë vetëm me Gjykatën Speciale por ka edhe shumë telashe të tjera. Janë vrasjet politike të urdhëruara nga ky vetë, janë dosjet e UDB-së që e varrosin politikisht figurën e tij në Kosovë kur të donë Serbja, janë dosjet e UNMIKUT, KFORIT, BND-së Gjermane dhe dosjet e EULEX-it . E më pastaj problemi i tij kryesor është se edhe partia e tij e ka humbur pushtetin dhe dalëngadalë po bie piramida e krimit të organizuar në Kosovë ku presidenti i jonë është kumbara i krimit të organizuar", thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sigurisë, po e shohin me shqetësim vazhdimin e përpjekjes së Presidentit Hashim Thaçi, që në mënyra të ndryshme të ndikon për ta ulur dhe defunksionalizuar punën e Gjykatës Specialë, nëpërmes zvogëlimit të fuqisë së saj dhe minimizimit. Këto reagime vijnë pas publikimit në medie të një letre që sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë e që e kundërshton përsëri një tentativë të tillë, madje duke i tërhequr vërejtën për pasojat që mundë ti ketë Kosova, nëse ndërhyn në kompetencat dhe angazhimin e Gjykatës Speciale, e cila tani më është në fazën e përgatitjes për të pranuar aktakuzat e para nga dhomat e specializuara. “Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë; pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën; do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës.”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar Presidentit Hashim Thaçit.

Këtë letërkëmbim, në tentativë të ndërhyrjes në punën e Gjykatës Speciale, për “Kosova Sot Online” e ka komentuar eksperti i sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Sipas Miftarit, zbardhja e këtyre komunikimeve është një dëshmi që flet se Hashim Thaçi e ka humbur rrugën dhe është në ethe nga Gjykata Speciale, e cila edhe mundë të ja lë në gjysmë mandatin e presidentit, nëse nuk arrin ta bëjë pazarin e madh me Serbinë dhe Aleksandër Vuqiqin, sipas premtimit për marrëveshje me ndryshim kufijsh në interesin e Serbisë. Miftari thotë se Dosjet kundër Hashim Thaçit janë hartuar nga ditët e para të luftës e deri më sot, e ndër më të rëndat që e detyrojnë për pazare janë ato të UDB-s serbe.

Image
Naim Miftari

“Ethet e Hashim Thaçit nuk kanë të bëjnë vetëm me Gjykatën Speciale por ka edhe shumë telashe të tjera. Janë vrasjet politike të urdhëruara nga ky vetë, janë dosjet e UDB-së që e varrosin politikisht figurën e tij në Kosovë kur të donë Serbja, janë dosjet e UNMIK-ut, KFOR-it, BND-së Gjermane dhe dosjet e EULEX-it. E më pastaj problemi i tij kryesor është se edhe partia e tij e ka humbur pushtetin dhe dalëngadalë po bie piramida e krimit të organizuar në Kosovë ku presidenti i jonë është kumbara i krimit të organizuar’, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Miftarit, jo vetëm për ndërkombëtarët, por edhe qeverinë Kurti problemin më të madh do e këtë në përpjekje për shthurjen e strukturës kriminale të instaluar nga Hashim Thaçi, sepse ai me strukturat e vetë do bëjë gjithçka për ta penguar në qeverisje. “Problemi kryesor i tij është Albin Kurti dhe qeveria e re e tanishme, edhe pse Hashim Thaçi iështë duke i manipuluar akoma me disa “konduktera” të Isa Mustafës nga LDK, parti kjo që është në pushtet, porrryma tjetër brenda LDK-së është më e fuqishme dhe kundër Hashim Thaqit, prandaj askush pos armiqve të Kosovës nuk do të guxoni ti jep mbështetje dhe kredit afatgjatë një njeriu sikur që është ky, Hashim Thaçi”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online” .
Sa i përket tentimit konkret të tij, që ta zvogëloj apo ta zhbëj gjykatën speciale që e beri dhe e solli vet në Kosovë, Miftari thotë se ai këtë e ka bërë vetëm sa për një mbijetesë politike, por që po shihet se ka qenë vendim i gabuar, sepse duke menduar që po i mashtron ndërkombëtarët ka ndodhur e kundërta, e kanë mashtruar ata.

“Në fillim ky Gjykatën e ka paramenduar si mbijetesë të tij politike, duke tentuar ta shes veten si njeri i ligjit dhe i drejtësisë te ndërkombëtarët, dhe normal duke menduar të bëj tregti duke i sakrifikuar shokët e vet që i ka urdhëruar vet dikur, pra metodë që e përdori deri sot. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Duke bërë tentim ti sakrifikoj shokët tani e ka futur edhe veten në pazar pasi shumë shok të tij kanë fol, disa hapur e disa në hije, për të bëmat dhe manipulimet e Hashim Thaçit para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, ku prapa veti Hashim Thaçi ka lënë shumë varre, shumë konspiracione, tradhti e hesape të hapura. Ku ka shkelë këmba e tij aty ka mbi vdekja, varfëria, tradhtia dhe hajnia. Prandaj pa u larguar ky person nga politika dhe pa u përgjigj përpara drejtësisë së Kosovës, vendi i jonë do të jetë gjithmonë në rrezik dhe kurrë nuk do të jetë shtet serioz po nuk u ndal Hashim Thaçi i cili politikën e ka si mbijetesë dhe mbulesë kundrejt drejtësisë dhe ligjit, sepse populli jonë, shteti i jonë por edhe shokët e tij personal, për Hashimin janë vetëm një produkt konsumues për një ose më shumë përdorime. Ai nuk i konsideron ndryshe as shtetin dhe as qytetarët”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)