Zbulohet plani i fshehtë i Presidentit Thaçi në ofensivë për dialog me Serbinë jashtëligjshëm merr kompetencat Qeverisë së Kosovës

  • 09 March 2020 - 07:35
 Zbulohet plani i fshehtë i Presidentit Thaçi në ofensivë për dialog me Serbinë jashtëligjshëm merr kompetencat Qeverisë së Kosovës

“Në rregullimin kushtetues çfarë ne e kemi si republikë parlamentare, roli i presidentit më tepër është ceremonial sesa vendimmarrës dhe me kompetenca të kufizuara politike. Prandaj nuk është ashtu siç e mendon dhe dëshiron presidenti Thaçi, që atij t'i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas. Dëshira e pakufishme e presidentit Thaçi, që ai të ketë rolin kyç në dialog me Serbinë, ka bërë që ai të merr jashtëligjshëm kompetencat e kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, respektivisht qeverisë së Kosovës”, thotë analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Florim Zeqa, e konsideron akt të pa shembull, anti kushtetues dhe jo demokratik, për përpjekjen e kreut të shtetit të Kosovës Hashim Thaçit që të dominon, të merr në duar të gjithë frenat ë politikës së jashtme, madje duke shkelur edhe mbi kompetencat e garantuara me Kushtetutë e me ligje për Qeverinë, për MPJ-në dhe strukturën e saj. Kjo mënyrë e sjelljes së Hashim Thaçit është praktikuar që nga ulja e tij në pozitën e Presidentin, kur pa të drejtë i ka bartur pas vetes, në politikë të jashtme, edhe kompetencat e ekzekutivit. Kjo është parë më së miri në vazhdimin e dialogut me Serbinë, rol të cilin ja ka mohuar edhe Gjykata Kushtetuese. Për këtë pasojë tani kemi edhe përplasjet për rolin në diplomaci, në mes të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Thaçi, e që ky i fundit tash së fundi, për tu rrëfyer kinse rreth angazhimit të tij në këtë fushë, ka kërkuar ti adresohet me një raportim Kuvendit të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

“Në rregullimin kushtetues çfarë ne e kemi si republikë parlamentare, roli i presidentit më tepër është ceremonial sesa vendimmarrës dhe me kompetenca të kufizuara politike. Prandaj nuk është ashtu siç e mendon dhe dëshiron presidenti Thaçi, që atij t'i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas. Dëshira e pakufishme e presidentit Thaçi, që ai të ketë rolin kyç në dialog me Serbinë, ka bërë që ai të merr jashtëligjshëm kompetencat e kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, respektivisht qeverisë së Kosovës”, thotë analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online” .

Sipas analistit Zeqa, deklarata e dalë prej Zyrës së Presidentit, se Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme", tregon tendencën e qartë uzurpatore të Hashim Thaçit për të kapur dhe mbajtur për vete të gjitha kompetencat, edhe ato që i takojnë ekzekutivit, në politikën e jashtme.

“Është ndërhyrje në punën e qeverisë dhe tendencë e hapur për dominim në politikën e jashtme të Kosovës. Askush nuk mund t'ia mohon presidentit të drejtën e takimit me homologët e tij ndërkombëtar, pra as me presidentin e Serbisë, sikurse që as presidenti nuk mund t'i merr kompetencat e kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme. Çdo tendencë për përzierje kompetencash do ta degradojë akoma më tepër politikën e jashtme të Kosovës dhe do ta ulë imazhin e përfaqësimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare si republikë parlamentare”, thotë analisti politik Florim Zeqa. Ai madje thotë se pikërisht tani, kjo që është duke ndodhur, lufta e ashpër në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit Thaçi për ta kontrolluar dhe dirigjuar politikën e jashtme të Kosovës, është rezultat i inateve personale dhe ndërskamcave politike për dominim ekstrem në stilin monarkik.

“Kërkesa e presidentit Thaçi për raportim në Kuvend pas vizitës më shumë private sesa shtetërore në SHBA dhe takimit jo zyrtarë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është krejtësisht e paarsyeshme dhe e panevojshme. Mbase adresimi i presidentit Thaçi në Kuvend do të kishte kuptim sikur ai të ishte takuar me presidentin Trump, por jo me Vuçiqin dhe zyrtarë të nivelit të ulët të administratës amerikane. Përfundimisht, liderët e tri institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani duhet ta njohin dhe pranojnë njëri-tjetrin si dhe të koordinojnë veprimet në përputhje me rregullimin kushtetues të vendit, e jo sipas fuqisë politike apo partiake”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)