Opozita thirr interpelancë për ministrin Blerim Reka, kërkojnë shkarkimin e tij

  • 09 March 2020 - 14:01
Opozita thirr interpelancë për ministrin Blerim Reka, kërkojnë shkarkimin e tij

Opozita e ka thirrur në interpelancë ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Rekën. Media ka siguruar letrën e mocionit për interpelancë që iu është dërguar kryesisë së Kuvendit. Aty kërkohet shkarkimi i ministrit Reka.

Sipas opozitës, qëndrimi i ministrit Reka është antikushtetues derisa kanë përmendur deklaratën e tij për dalje të Serbisë në Detin Adriatik përmes Kosovës.

“Pas kësaj deklarate ministri i Integrimit Evropian duhet të shkarkohet”, shkruhet në dokument.

(Kosova Sot Online)