Çekia mbyll shkollat dhe ndalon tubimet shkaku i koronavirusit

  • 10 March 2020 - 10:45
Çekia mbyll shkollat dhe ndalon tubimet shkaku i koronavirusit

Autoritetet në Republikën Çeke kanë marrë vendim që të mbyllen shkollat fillore dhe të mesme dhe të ndalohen tubimet me më shumë se 100 pjesëmarrës si masa për luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Sidoqoftë, në këtë vendim nuk përfshihet arsimi i lartë, që do të thotë se universitetet nuk do të mbyllen. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.

Vendi i Evropës Qendrore deri më tash i ka regjistruar dyzet persona të infektuar me koronavirus. Nga virusi i ri janë prekur edhe vendet fqinje të Çekisë, Gjermania e Polonia.

Shteti evropian që është goditur më së shumti nga virusi Covid-19 vazhdon të mbetet Italia. Atje sot ka hyrë në fuqi vendimi për izolim të tërë popullsisë prej rreth 60 milionë banorëve.

Rritje e numrit të rasteve është shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara, ku janë infektuar mbi 700 persona, ndërsa në Kinë dhe Kore Jugore ka filluar rënia e rasteve të reja, shkruan “Reuters".

(Kosova Sot Online)