Thaçi godet Makronin e Merkelin: I zhgënjyer, s’kanë asgjë as për viza as për dialog

  • 10 March 2020 - 12:39
Thaçi godet Makronin e Merkelin: I zhgënjyer, s’kanë asgjë as për viza as për dialog

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka një periudhë kohore që ka filluar kritikat e hapura ndaj Bashkimit Evropian rreth çështjes së dialogut me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave. Thaçi vazhdimisht është duke kritikuar BE’në për izolimin e Kosovës pa viza, ndërkoh potenconte që Prishtina zyrtare nuk duhet të mbetet me adresë kah Brukseli, pasi sipas tij do të mbetet e izoluar për dekada.

Këto kritika të hapura dhe publike të presdientit për Bashkimin Evropian vijnë pas afrimit të këtij të fundit me Washingtonin sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu i shtetit nuk ka kursyer sot as dy emisarët franko-gjerman të cilët në vizitën e tyre në Prishtinë po prezantonin kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Thaçi përmes një reagimi në tëeeter pas takimit ka thënë se është i zhgënjyer me bisedën që ka pasur me dy të dërguarit e Parisit dhe Berlinit. Sipas tij ata s’kanë sjellë asgjë të re për liberalizimin e  vizave dhe asnjë  ide të re për dialog.

“Premtime boshe”, ka shkruar Thaçi.

“I dëshpëruar. Asgjë e re nga takimi me të dërguarit. Asgjë për liberalizimin e vizave, asnjë ide e re për dialogun, nuk ka inkurajim për perspektivën Evropiane. Premtime boshe”, ka reaguar Thaçi pas takimit me gjermanin Jan Hecker dhe francezin Emmanuel Bonne.

Për këtë çasje të presidentit karshi BE’së, ka folur sot Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjuca, Sipas tij, deklarime të tilla të presidentit i bëjnë dëm Kosovës.

(Kosova Sot Online)