Reagon ambasadorja Çitaku, pasi SHBA-ja po shqyrton largimin e trupave nga Kosova

  • 11 March 2020 - 10:25
Reagon ambasadorja Çitaku, pasi SHBA-ja po shqyrton largimin e trupave nga Kosova

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe zyrtarisht nga zyrtarë të lartë amerikanë se SHBA po shqyrton mundësinë e largimit të trupave nga Kosova. Pas kësaj ka reaguar ambasadorja Vlora Çitaku e cila ka thënë se kosovarët janë shumë falenderues ndaj Amerikës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shpërndarë disa mesazhe të fëmijëve nga Kosova, për trupat amerikane.

“Lexoni për një moment këto letra që fëmijët e Kosovës ua kanë dërguar ushtarëve amerikanë dhe do ta kuptoni se sa e madhe është mirënjohja që Kosova ndjenë për SHBA’të”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Thonë se fëmijët janë njerëzit më të sinqertë.

Lexoni për një moment këto letra që fëmijët e Kosovës ua kanë dërguar ushtarëve amerikanë dhe do ta kuptoni se sa e madhe është mirënjohja që Kosova ndjenë për SHBA’të

Për të gjithë amerikanët: Kosova është shtëpia juaj!

(Kosova Sot Online)