Opozita dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportet me SHBA-në

  • 11 March 2020 - 12:31
Opozita dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportet me SHBA-në

Pak para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, opozita e ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Kreu i opozitës, Kadri Veseli, dje lajmëroi se i kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime dhe kërkoi të thirret seanca e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë, sipas kërkesës së opozitës, do të diskutohet për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë se duhet të rikonsiderohet prezenca ushtarake në Kosovë, për shkak të qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me tarifën ndaj produkteve serbe.

SHBA’ja po kërkon me ngulm që të hiqet tërësisht tarifa ndaj produkteve serbe.  

(Kosova Sot Online)