Kjo ndodhi në Prishtinë, djali rreh babain

  • 11 March 2020 - 13:25
Kjo ndodhi në Prishtinë, djali rreh babain

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën (babain e tij)”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)