Ivica Daçiq: Ne do ta vazhdojmë fushatën kundër Kosovës

  • 11 March 2020 - 13:39
Ivica Daçiq: Ne do ta vazhdojmë fushatën kundër Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta vazhdojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës, “deri në mbërritjen e një marrëveshjeje apo kompromisi”, raporton “Fonet”

Ai gjatë një prononcini për “TV Happy” ka theksuar se Beogradi mund të pranojë ndonjë moratorium ose periudhë kalimtare gjatë së cilës nuk do të punonte për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Mirëpo, vetëm me kusht që gjatë asaj periudhe, Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon garanci nga Serbia për stopim të fushatës lotuese kundër Kosovës me qëllim që të heq taksën.

Gjithashtu, Kurti nuk i ka marrë parasysh paralajmërimet e SHBA-së se do të largojë trupat e KFOR-it nga Kosovës nëse Qeveria nuk e largon taksën pa kushte.

(Kosova Sot Online)