Shkaku i koronavirusit anulohet Konferenca amerikane

  • 11 March 2020 - 14:52
Shkaku i koronavirusit anulohet Konferenca amerikane

Një konferencë, në të cilën ishte planifikuar të diskutohet për ndikimin e koronavirusit në tregti është anuluar në Shtetet e Bashkuara për shkak të rritjes së papritur të infektimeve në Nju Jork.

Tryeza e rrumbullakët, e titulluar “Bërja e tregtisë në kohën e koronavirusit”, u anulua pas konfirmimit të 173 rasteve të infektimit në qytetin lindor, ku ishte planifikuar të mbahej ajo.

Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme e organizoi këtë ngjarje për të ofruar ndihmë për bizneset që po përballen me rritje të presionit nga ndikimi i koronavirusit.

Edhe disa konferenca të tjera, të planifikuara për t’u mbajtur nga 11 marsi deri më 3 prill, gjithashtu u anuluan, përfshirë disa tryeza të rrumbullakëta në Nju Jork dhe Uashington.

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara thanë se po përpiqen të përcaktojnë një listë të plotë të vendeve që duhet të mbyllen në zonën e përhapjes së madhe të virusit të ri.

Ndryshe, më shumë se 1200 persona deri më tash janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)