Alarmon analisti i njohur: Presidenti i shantazhuar nga Gjykata Speciale rrezik për shtetin e Kosovës

  • 12 March 2020 - 07:44
Alarmon analisti i njohur: Presidenti i shantazhuar nga Gjykata Speciale rrezik për shtetin e Kosovës

“Kjo Gjykatë është themeluar për t'i shantazhuar liderët tanë politik në lidhje me dialogun me Serbinë, për krimet e supozuara ndaj serbëve dhe jo serbëve, e veçanërisht Presidentin Thaçi. Ky njeri ka një hall të madh që i ka dhënë zor të madh për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Brenda këtyre dy viteve kemi dëgjuar lloj-lloj budallallëqe të tij në lidhje me këtë dialog. Herë thoshte që Kosova Lindore do t'i bashkohet Kosovës pa shkëmbim territori. Të nesërmen fliste për shkëmbim territori. Brenda ditës ndryshonte qëndrimet e tij”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Në opinionin publik kosovar veç ka filluar të ngjallet me të madhe frika se edhe Gjykata Speciale fare lehte do të mundë të ndikohet nga politika në punën e saj. Për këtë rrezik flasin edhe analistët politik. Një nga analistet e njohur, Belul Beqaj, ka shprehë hapur dyshimin e tij se ftesat për intervistimet që po bëhen nga gjykata special, ato në cilësinë e të dyshuarve, janë selektive dhe të pa drejta pasi që deri më tani Hashim Thaçi, si më i përfoluri në raportin e Martit, po vazhdon të mos ftohet akoma nga Specialja, kurse nga ana tjetër po i akuzon rivalët e tij politik për anti amerikanizëm. E që lë të kuptohet se është një lloj akuze për tu fshehur vetë nga Specialja e për të lëshuar rrugë për të tjerët. “Thënë të drejtën, nuk është ky përkushtim i Thaçit për një pro-amerikanizëm që po e thekson shpesh. Ai deshi ‘t’ua ngul thikën në shpinë’ amerikanëve duke tentuar ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai e vazhdoi edhe më tej këtë përpjekje. Ai po mendon se amerikanët do ta shpëtojnë nga Gjykata Speciale. Do të ishte padrejtësi që personi më i apostrofuar në raportin e Dick Marty të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, citohet të ketë thënë analisti Beqaj. Tani vërtetë shtrohet pyetja se a do të arrij Hashim Thaçi që ti dërgon të gjithë shokët, bashkëveprimtarët e tij par Gjykatës Speciale, ata që apostrofohen në raportin e Dick Martit, dhe të përfiton amnisti për veten e tij, duke e përdorë dialogun me Serbinë dhe autoritetin e tij si njëri i vetëm dhe i pa zëvendësueshëm që mundë të vendosë për aktin final të marrëveshjes, pa marr parash çmimin që do ta paguaj Kosova. E lidhur me këtë për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit është fakt që Gjykata Speciale po i shtantazhon politikanët e Kosovës, të krahut të luftës, sikur që po ndodhë tani edhe me Hashim Thaçin, dhe si e tillë është e pa drejtë, është një gabim i madh që i pranua si e tillë, në baza nacionale, dhe duke amnistuar kriminelët e vërtetë që ishin forcat e regjimit serb.

Image
Faik Krasniqi

“Kjo Gjykatë është themeluar për t'i shantazhuar liderët tanë politik në lidhje me dialogun me Serbinë, për krimet e supozuara ndaj serbëve dhe jo serbëve, e veçanërisht Presidentin Thaçi. Ky njeri ka një hall të madh që i ka dhënë zor të madh për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Brenda këtyre dy viteve kemi dëgjuar lloj-lloj budallallëqe të tij në lidhje me këtë dialog. Herë thoshte që Kosova Lindore do t'i bashkohet Kosovës pa shkëmbim territori. Të nesërmen fliste për shkëmbim territori. Brenda ditës ndryshonte qëndrimet e tij”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Po ashtu, sipas Krasniqit, edhe kërcënimi ndaj BE-së i Hashim Thaçit për ndërprerje të dialogut, si kushtëzim për liberalizimin e vizave ndërlidhet me punën e Gjykatës Speciale, dhe nuk është kushtëzim serioz vetëm për këtë çështje sikur që është parë dhe dëgjuar, sepse kushtëzimi i drejtë dhe i qëlluar do të ishte ai me heqjen e taksës e jo të dialogut. “Nuk e ka seriozisht "kërcënimin" e tij ndaj BE-së në lidhje me liberalizimin e vizave, si kusht për të vazhduar dialogun me Serbinë. Janë lojëra të tij. Atij as që i bëhet vonë që qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Ka një dekadë që premton liberalizimin e vizave. Sikur ta kishte seriozisht këtë "kërcënim" do ta bënte më herët. Nëse duan që të kemi liberalizim të vizave, kemi taksen që mundë ta përdorim si kusht për heqjen e vizave. Edhe nëse e heqim taksen pa heqjen e vizave, BE-ja nuk na shpërblen me heqjen e vizave siç po mendojnë. Na i hiqni vizat, ne e heqim taksën”, thotë analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)