Lajmëroni këtë numer nëse shihni ngritje të çmimeve në dyqane ose barnatore

  • 12 March 2020 - 11:26
Lajmëroni këtë numer nëse shihni ngritje të çmimeve në dyqane ose barnatore

Nëpër rrjetet  sociale po shpërndahet një numër telefoni përmes së cilit po bëhet thirrje që të lajmërohen rastet ku qytetarët po hasin në ngritje të çmimeve në dyqane apo në barnatore. Frika nga përhapja e mundshme e kornavirusit bëri që edhe në Kosovë të ndërmerren masa lidhur me parandalimin e mundshëm të këtij virusi.

OBSH shpalli dje gjendje pandemike, ndërsa në Kosovë u ndërpre procesi edukativo-mësimor si dhe u morën një sërë vendimesh të tjera.

Por ajo çfarë është shqetësuese është fakti se shumë biznese kanë filluar të keqpërdorin situatën e krijuar, duke i ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre higjienike.

Pas situatës së krijuar lidhur me çmimet, ministri i Financave, Besnik Bislimi ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës ku kërkoi masa rigoroze ndaj bizneseve të cilët keqpërdorin këtë situatë. Të gjithë ata që kanë ankesa për ngritjen e çmimeve te lajmërohen në numrin e telefonit 0800 80 800. Por media ka provuar disa herë që të bie në kotnakt me këtë numër. por është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë.

NJOFTIM

Lajmero kete numer per ngritjen e çmimeve në dyqane ose barnatore; 0800 80 800.

ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”.

Shpërndajeni informacionin

(Kosova Sot Online)