Italianët me shenja të koronavirusit mund të dënohen me 21 vite burg nëse refuzojnë të izolohen

  • 12 March 2020 - 12:43
Italianët me shenja të koronavirusit mund të dënohen me 21 vite burg nëse refuzojnë të izolohen

Qytetarët e Italisë, të cilët kanë simptoma të koronavirusit dhe refuzojnë të izolohen,  mund të dënohen me së paku 21 vite burg, shkruan Dailymail.

Pacientët e dyshuar me koronavirus, janë urdhëruar të vetizolohen dhe të qëndrojnë të mbyllur, dhe nëse nuk iu përmbahen këtyre rregullave ata do të përballen me ndëshkime.

Sipas mediave italiane, dënimi më i rëndë për ta mund të jetë burgu prej 21- viteve, njësoj sikurse për personat që kanë HIV dhe kryejnë marrëdhënie me të tjerët për ta transmetuar virusin.

“Nëse unë jam i infektuar dhe dal jashtë me qëllim për të infektuar persona të tjerë, atëherë unë po kryej një krim, prandaj të gjithë këta persona, që kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe refuzojnë të izolohen, duhet të marrin masa ndërshkuese”, tha Franco Coppi, avokat për gazetën italiane “Corriere della Sera”.

Deri tani në Itali numri i të vdekurve ka arritur në 196, ndërkaq 827 të tjerë janë infektuar. Shkollat, universitetet, vendet turistike dhe të gjitha vendet e tjera publike janë mbyllur si masa mbrojtëse për koronavirusin.

(Kosova Sot Online)