Kush shpëton dhe kush jo, ja cilat janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covid-19

  • 12 March 2020 - 13:24
Kush shpëton dhe kush jo, ja cilat janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covid-19

Numri i të vdekurve nga Koronavorusi shkoi në 827 pasditen e sotme, 196 më shumë se një ditë më pare.

Sa i përket të prekurve, numri ka shkuar në mbi 10 mijë.

Gjithashtu janë shëruar 41 persona dhe numri total i të shëruarave është 1045.

Por cila është grupmosha më e goditur nga Coronavirus dhe cila ka vdekshmërinë më të lartë?

Syri.net ju sjell më poshtë shifrat zyrtare, referuar buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane:

Rastet e fëmijëve nga 0-9 vjeç janë shumë të pakta (0.5%) ose 43 raste në total.

Nga mosha 10-19 vjeç, 85 raste ose (1%)

Nga 20-29 vjeç, 296 raste (3.5%)

Nga 30-39 vjeç, 470 raste  (5,6%),

Nga 40-49 vjeç, 891 (10,7%),

Nga 50-59 vjeç, 1.453 raste (17,4%),

Nga 60-69 vjeç, 1.471raste (17,7%),

Nga 70-79 vjeç, 1.785 raste (21,4%)

Mbi 80 vjeç, 1.532 raste (18,4%).

Siç shihet nga shifrat e mësipërme, grupmosha mbi 60 vjeç përbën 575 të rasteve të prekura me Coronavirus.

Edhe vdekshmëria është më e lartë në moshat e mëdha:

Nga mosha 40-49 vjeç vdekshmëria është (0,3%).

Nga 70-79 vjeç kemi 114 raste vdekjesh ose (31,9%), ndërsa mbi moshën 80 vjeçare kemi 202 raste vdekjesh, ose 56,6%.

21% e personave të prekur janë të ospidalizuar, ndërsa 12% gjenden në terapi intensive.

Sa i përket fashës 0-18 vjeç, asnjë nuk ka përfunduar në reanimacion.

10% e të shëruarve i përkasin moshës 19-50 vjeç, 46% mes moshës 51-70 vjeç dhe 40% mbi 70 vjeç. 

(Kosova Sot Online)