Shpërthen analisti: Këta janë hajnat e buxhetit që po e pengojnë zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës

  • 15 March 2020 - 09:08
Shpërthen analisti: Këta janë hajnat e buxhetit që po e pengojnë zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës

“Megjithëse fatmirësisht, në mandatin e kaluar, partitë politike arritën konsensus dhe falë këmbënguljes së SHBA-s, e sidomos Sekretarit të Mbrojtjes së Shtetit dhe ish Komandantit Suprem të Forcave të NATO-s, gjeneralit të famshëm me respekt dhe reputacion të rrallë i cili në luftë as në paqe, nuk njihte zmbrapsje e dorëzim, James Matis, përkundër kundërshtimit nga jo pak shtete brenda vet NATO-s, me bekimin e z.Matis dhe të Amerikës, Republika e Kosovës mori dakordimin ndërkombëtar që edhe pa ndryshimin e kushtetutës, vetëm me një ligj të veçantë, të bënte transformimin e FSK-së në ushtri, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë, politika është duke rënë në provim. Për fat të keq, vjedhja masive dhe pa asnjë kontroll e buxhetit të shtetit të Kosovës, nëpërmes tenderomanisë së kurdisur mafioze e kriminale, nga qeveritarët e inkriminuar të PAN-it dhe udhëheqësit hajna e të korruptuar deri në palcë të qeverisjes së kaluar, jo vetëm që kanë penguar zhvillimin dhe forcimin e FSK-s, por kanë bllokuar tërësisht edhe pajisjen me mjetet më elementare të Ushtrisë së Kosovës, gjë që kërkon hetim dhe veprim të menjëhershëm nga prokuroria dhe gjyqësia e shtetit”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik, pengesën kryesor në zhvillimin dhe forcimin më të shpejtë të ushtrisë së re të Kosovës, pas transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt, po e shohin tek qeverisja e korruptuar, vjedhja e buxhetit të shtetit nëpërmes të tenderomanisë së kurdisur. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Gani Qarri. Ai këtë konstatim e nxjerr, duke u bazuar në një tender të Abuzuar në Ministrinë e FSK-së, në mandatin e kaluar. Tender që kishte të bënte me destinim për ushqimin në FSK. Ministria e Mbrojtjes në prill të 2018-s kishte shpallur tender për: “Shërbimet me ushqim (furnizim), përgatitje dhe servim nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së”, ku kishin konkurruar katër kompani dhe konsorciume vendore dhe ndërkombëtare, ku tri prej tyre ishin shpallur si të përgjegjshme nga Autoriteti Kontraktues (AK), Ministria e Mbrojtjes. Më 28 qershor 2018 Autoriteti Kontraktues kishte shpallur fituese konsorciumin NTP “Global Parajsa” nga Vushtria & “Ciano Trading & Services”, kompani italiane me renome ndërkombëtare. Kjo e fundit njihet si furnizuese kryesore me ushqim të bazave të KFOR-it në Kosovë ndërsa “Global Parajsa” ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gastronomisë e cila furnizon me ushqim Akademinë Policore në Vushtri, Policinë e Kosovës dhe shumë institucione shtetërore. Siç është raportuar, kriter bazë për dhënien e këtij tenderi ka qenë çmimi më i ulët, ku me të drejtë e kishte fituar konsorciumi në fjalë në vlerën prej 7 milionë e 211 mijë euro, mirëpo i njëjti tender më vonë ka përfunduar tek operatori tjetër, për çmimin më të shtrenjtë, për 1.206 .000 euro më shtrenjtë te kompania “Beni Dona”, e cila e fiton për 8.417.000 euro. Analisti politik Gani Qarri, duke e analizuar këtë veprim, thotë se kotë flasin politikanët e Kosovës për kinse angazhimin e tyre për zhvillim dhe forcim të ushtrisë, me standarde të NATO-s, kur abuzimi me buxhetin ndodhë edhe në pjatën e ushqimit të tyre. Madje ai thotë se politika e korruptuar po e keqpërdorë edhe vullnetin e mirë të faktorit ndërkombëtar, për ta mbështetë zhvillimin dhe rritën e Ushtrisë së Kosovës.

Image
Gani Qarri

“Megjithëse fatmirësisht, në mandatin e kaluar, partitë politike arritën konsensus dhe falë këmbënguljes së SHBA-s, e sidomos Sekretarit të Mbrojtjes së Shtetit dhe ish Komandantit Suprem të Forcave të NATO-s, gjeneralit të famshëm me respekt dhe reputacion të rrallë i cili në luftë as në paqe, nuk njihte zmbrapsje e dorëzim, James Matis, përkundër kundërshtimit nga jo pak shtete brenda vet NATO-s, me bekimin e z.Matis dhe të Amerikës, Republika e Kosovës mori dakordimin ndërkombëtar që edhe pa ndryshimin e kushtetutës, vetëm me një ligj të veçantë, të bënte transformimin e FSK-së në ushtri, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë, politika është duke rënë në provim. Për fat të keq, vjedhja masive dhe pa asnjë kontroll e buxhetit të shtetit të Kosovës, nëpërmes tenderomanisë së kurdisur mafioze e kriminale, nga qeveritarët e inkriminuar të PAN-it dhe udhëheqësit hajna e të korruptuar deri në palcë të qeverisjes së kaluar, jo vetëm që kanë penguar zhvillimin dhe forcimin e FSK-s, por kanë bllokuar tërësisht edhe pajisjen me mjetet më elementare të Ushtrisë së Kosovës, gjë që kërkon hetim dhe veprim të menjëhershëm nga prokuroria dhe gjyqësia e shtetit”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas Qarrit, avancimi i njëmendtë, i planifikuar i FSK-së në ushtri të vërtetë, me mjetet e nevojshme dhe teknikën përkatëse ushtarake nuk ka ecur si duhet përpara, me arsyetimin e rrejshëm të udhëheqësve mafioz të PAN-it, se gjoja kishte mungesë të buxhetit, të cilin përditë e më tepër, shihet dhe dokumentohet katërçipërisht se ata e vodhën dhe keqpërdorën në vijimësi, pa asnjë kontroll dhe mëshirë. Kjo qasje kriminale e politikës së PAN-it ndaj këtij segmenti të sigurisë, sipas Qarrit. është krim që duhet të hetohet dhe ndëshkohet, pasi që faktet janë zbardhur.

“Habit fakti se si, përderisa në njërën anë bëhej sikur flitej për mungesën e buxhetit, në anën tjetër në medie është raportuar për abuzimet milionëshe të qeveritarëve të kriminalizuar që gjatë qeverisjes sharlatane dhe puro abuzive të PAN-it, kanë ndodhur edhe në vet Ministrinë e FSK-së, madje deri me tenderin më të thjeshtë, atë për furnizimin me ushqim të FSK-s. Mirëpo qeverisja mafioze e PAN-it, për përfitime të veta kriminale, të njëjtin tender, vetëm pak kohë më vonë, e transferon te një operator krejt tjetër, të ashtuquajtur "Beni Dona", dhe atë, jo më për 7 milionë e 211 mijë euro, por për 8 milion e 417.000 euro, apo 1 milion e 206.000 euro më shtrenjtë se te kompanitë e mëparshme. Kjo nuk do koment as analist, është abuzim i pastër, qëllimshëm”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kjo është arsye e fuqishme, sipas Qarrit, pse qeveria e re duhet të bëjë auditim të hollësishëm e hetim deri në detaje, të të gjitha kontratave të mundshme, të çdo tenderi dhe secilit shpenzim të dhënë kapital të buxhetit të shtetit, nga Qeverie mafioze dhe kriminale e PAN-it, për ta dërguar pastaj për hetim në prokurori.

(Kosova Sot Online)