Katër rastet e reja me koronavirus, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit

  • 16 March 2020 - 08:43
Katër rastet e reja me koronavirus, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit

Tashmë ka shkuar në 13 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Të gjitha rstet e reja janë paraqitur në Stubëll, më saktësisht në familjen e ngushtë të plakut i cili u diagnostikua i pari me pandeminë botërore. Nuk dihet saktësisht se kush janë familjarët e prekur.

Kështu ka bërë të ditur ministri I shëndetësisë Arben Vitia, nëpërmjet Facebookut. Sipas tij, mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.

Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

(Kosova Sot Online)