Si ta mbroni shëndetin mendor në kohën e koronavirusit

  • 16 March 2020 - 09:53
Si ta mbroni shëndetin mendor në kohën e koronavirusit

Koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe lajmet e vazhdueshme për të mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, sidomos te personat që tashmë janë duke u përballur me ankth apo probleme të tjera.

Shqetësimi për përhapjen e virusit Covid-19 është normal, por shumë njerëzve mund t’ua rëndojë gjendjen e shëndetit mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit duhet t’i bëjnë tre hapa kryesorë për t’u përballur me strehin në kohën e pandemisë.

Në mesin e këtyre hapave përfshihen shmangia e shkimit, leximit dhe dëshimit të lajmeve që mund të ju bëjnë të ndiheni në ankth apo të stresuar, kërkimi i informatave rreth hapave praktikë për përgatitjen e planeve për mbrojtjen e vetes dhe të afërmve dhe kërkimi i të dhënave të reja në kohë të caktuar.

Për më tepër, kufizojeni kohën e leximit dhe shikimit të materialeve që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, shkruan “BBC”.

Në internet qarkullojnë shumë informata të pasakta, prandaj informohuni vetëm përmes burimeve të besueshme, përfshirë organet zyrtare.

Pavarësisht masave për izolim, qëndroni të lidhur me njerëzit e afërm në mënyra të tjera, përfshirë bisedat me telefon apo përmes internetit.

(Kosova Sot Online)