Bankat në vend po punojnë normalisht

  • 16 mars 2020 - 14:19
Bankat në vend po punojnë normalisht

Bankat në vend janë duke funksionuar normalisht, pavarësisht situatës së krijuar pas konfirmimit të 13 rasteve me koronavirus. Por, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë thirrje që degët bankare të shfrytëzohen sa më rrallë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, BQK’ja ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin sa më shumë kartelat bankare.

“Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët. Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet tuaja bankare”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)