Lista Srpska: Huliganët nga Jugu sulmuan policinë, Komuna po rrëzonte një objekt ilegal buzë Ibrit

  • 17 March 2020 - 14:35
Lista Srpska: Huliganët nga Jugu sulmuan policinë, Komuna po rrëzonte një objekt ilegal buzë Ibrit

Srpska: Huliganët nga Jugu sulmuan policinë, Komuna po rrëzonte një objekt ilegal buzë Ibrit.

Kreu i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakic ka reaguar pas lajmit për përleshjen që ka ndodhur sot në këtë komunë.

Përmes një njoftimi për media nga Lista Serbe shkruhet se një grup huliganësh nga Mitrovica e Jugut kanë sulmuar sot oficerët me kombësi serbe nga stacioni policor i Mitrovicës së Veriut, që sipas tyre ishin duke ofruar ndihmë për autoritetet komunale në përputhje me ligjin dhe në lidhje me vendimin e inspektimit komunal për heqjen e objektit që e quajnë të improvizuar e të paligjshëm.

Ky projekt sipas tyre e realizon qëllimin e Agim Bahtirit për siç thonë ata, një lloj okupimi të Mitrovicës së Veriut.

“ Për të shmangur një konflikt më të madh, zyrtarët e policisë nga Mitrovica e Veriut nuk zbatuan kompetencat dhe masat shtrëngyese ndaj huliganëve që erdhën nga pjesa jugore e qytetit.

Në emër të komunës së Mitrovicës së Veriut, e dënoj me forcë ndërtimin e kësaj argjinature të paligjshme që, sipas informacioneve tona është kryer nga komuna e Mitrovicës së Jugut, kundër ligjit dhe pa asnjë leje. Gjithashtu, unë dënoj sulmin brutal ndaj oficerëve të policisë serbe nga huliganët, të cilët duhet të arrestohen dhe ndiqen urgjentisht. Dhuna ndaj policëve që kujdesen për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve është absolutisht e papranueshme”, shkruan Rakic.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës që të ndalojnë Komunën e Mitrovicës së Jugut që të ndalojnë punimet e paligjshme dhe të mos rrisin tensionet.

(Kosova Sot Online)