Komuna e Prishtinës fillon vendosjen e dezinfektuesve nëpër ndërtesa

  • 18 mars 2020 - 13:59
Komuna e Prishtinës fillon vendosjen e dezinfektuesve nëpër ndërtesa

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë nëpër ndërtesa në Prishtinë janë duke u vendosur edhe sasi të dezinfektuesit për duar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Ky veprim i Komunës së Prishtinës vjen pas aksionit të dezinfkektimit të rrugëve.
Ai ka treguar se në mbi 200 ndërtesa janë vendosur tashmë dezinfektuesit.

“Në 200 ndërtesa po vendosen dezinfektues nga NPB”, ka njoftuar Ahmeti.

Image

(Kosova Sot Online)