LDK-ja ndanë rrugët me VV-në inicion mocion mosbesimi kundrejt Qeverisë Kurti

  • 18 March 2020 - 19:32
LDK-ja ndanë rrugët me VV-në inicion mocion mosbesimi kundrejt Qeverisë Kurti

Kryesia e LDK-së tashmë e ka marrë vendimin për të dalë nga qeveria pasi që kryeministri Kurti shkakroi sot ministrin e Punëve të Brendshme, nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Patem mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot nw mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK’ja të iniciojë mocionin e mosbesimit pwr tw rrwzuar Qeverinw Kurti”, është shprehur Mustafa.

Gjithashtu Mustafa tha se ky vendim erdhi edhe si rezultat i rrezikimit të mardhënjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë dëshiroj t’iu them se me 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin se bashku me kryeparlamentaren Osmanin dhe zv kryeministrin Hotin dhe kam kërkuar nga ai që të heqë tarifën pa kushte si e kërkon SHBA’ja, sepse rrezikimi i mardhënjeve nuk është në dobi të vendit tonë për shkak të një tarife të cilën nuk e ka vënë as LDK’ja as Vetëvendosja. Kam dhënë arsyet tona ne si LDK, është miqësia e përhershme me SHBA’në dhe ne nuk mund ta cenojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me vendin që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë Mustafa.

 

(Kosova Sot Online)