Koronavirusi vret 3 anëtarë të familjes dhe infektohen 4 të tjerë pas një darke në New Jersey

  • 19 March 2020 - 14:02
Koronavirusi vret 3 anëtarë të familjes dhe infektohen 4 të tjerë pas një darke në New Jersey

Një nënë në New Jersey ka humbur jetën nga koronavirusi, pa e ditur se edhe dy fëmijët e saj gjithashtu janë infektuar dhe kanë vdekur vetëm pak para saj, raporton The New York Times.

73 vjeçja Grace Fusco ka vdekur të mërkurën dhe nuk ishte në dijeni për vdekjet e djalit dhe vajzës nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Një i afërm i ka treguar gazetës se katër fëmijët e tjerë gjithashtu e kanë virusin dhe po rrinë në spital, tre prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Infeksioni duket të ketë ardhur nga një darkë familjare më herët këtë muaj dhe po raportohet se personi i parë që ka vdekur nga koronavirusi në New Jersey ishte prezent në atë darkë.

Afër 20 të afërm tjerë janë në karantinë në shtëpitë e tyre dhe po përballen e humben ndaras.

Në SHBA deri tani kanë vdekur deri 150 persona, ndërsa numri i të prekurve me koronavirus po shtohet çdo ditë e më shumë.

(Kosova Sot Online)