Pas Haradinajt, Mustafa e takon edhe Limajn

  • 19 March 2020 - 14:38
Pas Haradinajt, Mustafa e takon edhe Limajn

Fotografi ilustruese

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, po zhvillon takim me Fatmir Limajn, një ditë pas nismës së LDK’së për ta rrëzuar Qeverinë.

Pas takimit me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, Mustafa e ka takuar edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Takimi po zhvillohet në selinë e LDK’së, ka thënë një burim i medias brenda Nismës.

Haradinaj pas takimit me Mustafën, tha se kanë folr për nismës e LDK’së që ta rrëzojë Qeverinë Kurti me mocion mosbesimi.

AAK’ja është deklaruar se do ta përkrah këtë mocion.

LDK’ja dje pas një mbledhjeje të Kryesisë së partisë ka vendosur që ta prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të refuzimit të Kryeministrit Albin Kurti për ta hequr tarifën ndaj produkteve serbe, sipas kërkesës së SHBA’së dhe për shkak të shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

(Kosova Sot Online)