Asistenti Albinit i drejtohet Abrashit: I keni vetëm 45 vota, pa PDK’në se rrëzoni qeverinë

  • 19 March 2020 - 15:36
Asistenti Albinit i drejtohet Abrashit: I keni vetëm 45 vota, pa PDK’në se rrëzoni qeverinë

Asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri i ka reaguar deputetit të LDK’së, Arban Abrashit që deklaroi sot se nuk e kontaktojnë PDK’në për t’ia kërkuar votat lidhur me mocionin e mosbesimit.

Beqiri i ka kujtuar përmes një shkrimi në Facebook, Lidhjes Demokratike të Kosovës se së bashku me Nismën dhe AAK-në kanë vetëm 45 vota për mocionin.

Ai tutje, ka shkruar se kjo parti ka një marrëveshje të heshtur me PDK’në.

(Kosova Sot Online)