Gani Geci shfaqet me maskë në oborrin e Kuvendit: Vajza ime voton për rrëzimin e qeverisë

  • 19 March 2020 - 15:48
Gani Geci shfaqet me maskë në oborrin e Kuvendit: Vajza ime voton për rrëzimin e qeverisë

Anëtari i LDK’së, Gani Geci, është shfaqur sot në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe ka dhënë një prononcim për media lidhur me zhvillimet e fundit.

Ai ka folur edhe në emër të vajzës së tij deptuete, Marigona Gecit, duke thënë se ajo do të votojë pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Geci ka thënë se qëndrimi i Marigonës është keqintepretuar dhe se ajo do të mbështesë largimin nga koalicioni me një parti që provon të tallet me LDK’në.

Megjithatë tutje Geci ka thënë se nuk do të përkrahin kurrfarë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Siç ka thënë ai, Gecët nuk janë një familje që i ndërrojnë qëndrimet në raport me PDK’në.

AAK dhe NISMA ndërkohë kanë dhënë përkrahje për LDK’në, sa i përket mocionit.

(Kosova Soit Online)