E zbulon analisti i njohur: Ja kush e solli Kosovën buzë greminës dhe shtrydhjes gjeopolitike

  • 20 March 2020 - 07:48
E zbulon analisti i njohur: Ja kush e solli Kosovën buzë greminës dhe shtrydhjes gjeopolitike

”Fatkeqësia e Kosovës është se pas vitit 2007 u kap shteti nga njerëzit e korruptuar dhe në këtë formë stagnoi edhe zhvillimi i shtetit brenda dhe jashtë, dhe pavarësia, njohjet dhe GJND-ja ishin një projekt i SHBA-së për ne dhe jo sukses i atyre që ishin në pushtet pas vitit 2007. Politikanët që udhëhoqën pas vitit 2007 në realitet u morën vetëm me pasurimin e tyre dhe aspak me rrjedhën e forcave politike globale dhe lejuan që Kosova ngadalë të eskalon drejt një “shtrydhje gjeopolitike” që po i bëhet sot. Sot kur jemi para një situate, me klasë politike në pushtet të re, por që edhe brenda kësaj klase në gjysmën e saj janë të inkorporuar interesat e vjetra me opozitën e sotme, e bënë që Kosova të ketë një përplasje dhe shtrydhje edhe të brendshme të re”, thotë analisti Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gurakuç Kuçi, duke parë situatën në të cilën gjendet sot shteti i ri i Kosovës, me një politikë tërësisht të përçarë dhe me mungesë të konsensusit politik për temat e mëdha të interesit nacional, sikur që është tani presioni i SHBA-ve për heqjen e taksës, ndaj Qeverisë Kurti, taksë kjo e vendosur nga koalicioni PAN dhe kryeministri Haradinaj, thekson se vendi gjendet në një rrezik të madh përballë presionit për shtrydhje gjeopolitike, pasi që politika e korruptuar ka dështuar në planin e politikës ndërkombëtare,sidomos pas periudhës së GJND-së, kur Kosova e mori konfirmimin e fuqishëm ndërkombëtar për të drejtën e pa kontestueshme në shpalljen e pavarësisë, dhe kështu politika serbe që e kontestoi këtë fakt, emri përgjigjen që duhej ta marrte.

Image
Gurakuç Kuçi

Kjo situatë nën presion për taksën, sipas Gurakuç Kuçit, mundë të tejkalohet vetëm me një mençuri të madhe vepruese, sikur në kohën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, që do të duhej të merret për model edhe në situatën e tanishme të veprimit. “Kosova vazhdimisht ka pasur presione që të pranoj marrëveshje të ndryshme që nga fillimi i viteve të ’90, duke i bërë presion për marrëveshje me Serbinë për çështjen e arsimit, për çështjen e autonomisë e së fundmi edhe të ndarjes, por edhe presione të tjera për ndarje në forma të territoreve të veçanta. Mirëpo vazhdimisht edhe në kohën e Ibrahim Rugovës u është thënë jo dhe se vetëm pavarësi”, thotë analisti Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Kjo politikë konsistente, e ndërtuar nga ish Presidenti Rugova, ka rezistuar deri në vitin 2007, por kapja e pushteti nga politika e korruptuar pas kësaj periudhe kohore e ka dëmtuar shumë pozicionin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, pozicion me të cilin po ballafaqohet tani dhe po sfidohet edhe Qeveria Kurti. ”Fatkeqësia e Kosovës është se pas vitit 2007 u kap shteti nga njerëzit e korruptuar dhe në këtë formë stagnoi edhe zhvillimi i shtetit brenda dhe jashtë, dhe pavarësia, njohjet dhe GJND-ja ishin një projekt i SHBA-së për ne dhe jo sukses i atyre që ishin në pushtet pas vitit 2007. Politikanët që udhëhoqën pas vitit 2007 në realitet u morën vetëm me pasurimin e tyre dhe aspak me rrjedhën e forcave politike globale dhe lejuan që Kosova ngadalë të eskalon drejt një “shtrydhje gjeopolitike” që po i bëhet sot. Sot kur jemi para një situate, me klasë politike në pushtet të re, por që edhe brenda kësaj klase në gjysmën e saj janë të inkorporuar interesat e vjetra me opozitën e sotme, e bënë që Kosova të ketë një përplasje dhe shtrydhje edhe të brendshme të re”, thotë analisti Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kuçit klasa politike, skajshmërisht e korruptuar, që e solli shtetin në këtë gjendje, paraqet akoma rrezik të madh, sepse pazaret shkojnë deri tek përpjekja e mbrojtjes së interesave personale nga Gjykata Speciale, prandaj është në mençurin e kryeministrit Kurti dhe gardës së të këshillëdhënëse që ta shpëtojnë vendin nga ky rrezik. “Nga kjo i bie se Kosova duhet ta gjejë daljen nga shtrydhja gjeopolitike dhe ta mbroj shtetin e saj sepse kërcënimet e përkohshme ekonomike nuk lëvizin interesat afatgjata gjeopolitike, por shtrydhjen gjeopolitike të Kosovës po e rrit edhe më shumë kasta e vjetër politike në Kosovë të cilët për tu kthyer në pushtet janë të gatshëm të pranojnë çdo gjë që iu shërbehet pasi edhe janë të kërcënueshëm qoftë për korrupsion, edhe nga Gjykata Speciale dhe kjo i bënë ata një pako ideale për një paqe të shpejtë edhe pse potencialisht jo në favor të Kosovës”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kuçit, grupet e interesit që punojnë në dëm të shtetit të Kosovës janë shumë të fuqishme, prandaj veprimet kundër tyre, identifikimi i formacioneve të tilla nga Kryeministri aktual, është një sfidë që nuk mundë të tejkalohet edhe me aq lehtësi, nëse arrin ta bëjë atë. “Andaj, fatkeqësia e Kosovës është klasa politike e brendshme e cila ka mundësuar që Kosova në vend se të bëhet pjesë e lëvizjeve gjeopolitike dhe ta pozicionoj veten sa më mirë në këto lëvizje, në të vërtet e ka futur Kosovën në batak, në shtrydhje gjeopolitike. Për më keq batakun Kosovës po ia mundëson edhe mospërkrahja nga Shqipëria dhe bashkëpunimi i një media në Kosovë drejtpërdrejt me Grenellin. Ka disa mënyra për të dalë nga kjo situatë, por shpresoj këto mënyra të jenë në gjendje t’ia gjejnë konglomerati i gjerë i këshilltarëve të kryeministrit Kurti, pasi ata paguhen për këtë punë”, thotë analisti politik Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).