Stavileci i nominon për të luajtur tenis, Isa Mustafën dhe Albin Kurtin

  • 20 March 2020 - 13:14
Stavileci i nominon për të luajtur tenis, Isa Mustafën dhe Albin Kurtin

Blerand Stavileci ka nominuar Kryeministrin Albin Kurtin dhe kreun e LDK’së, Isa Mustafën, në sfidën për të luajtur tenis.

Përmes një postimi në llogarnë e tij në Facebook, Stavileci ka thënë se në këtë kohë të gjithë duhet të jemi bashkë e t’i lëmë ndasitë anash.  

“Në këtë kohë të pakohë kur kjo lloj sfide u bë virale dhe kur të gjithë duhet të jemi bashkë e t’i lëmë anash ndasitë mbase vetëm sporti mund ta kthejë sadopak humorin dhe vullnetin për të vepruar me përgjegjësi. A po?”, ka shkruar Stavileci, teksa ka nominuar Kurtin e Mustafën për këtë sfidë.

(Kosova Sot Online)