Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Ferizaj, në mal iu gjenden rrobat që përdornin në grabitje

  • 22 March 2020 - 12:56
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Ferizaj, në mal iu gjenden rrobat që përdornin në grabitje

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në fshatin Bibaj të Ferizajt

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 marsit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Gjatë kontrollimit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të fishekëve të kalibrave të ndryshëm, tri gëzhoja  dhe një pistoletë ndërsa jashtë shtëpisë, në mal janë gjetur fillimisht rrobat e fshehura me të cilat dyshohet se te dyshuarit kanë kryer disa grabitje, si dhe në oborrin e shtëpisë është gjetur arma e dyshuar e tipit AK-47 si dhe disa thasë të najlonit me të cilët të dyshuarit kishin bartur cigaret e grabitura në disa raste”, theksohet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

(Kosova Sot Online)