Senatori i cili para disa javësh kërkoi heqjen e trupave amerikane nga Kosova ,preket me koronavirus

  • 22 March 2020 - 21:38
Senatori i cili para disa javësh kërkoi heqjen e trupave amerikane nga Kosova ,preket me koronavirus

Senatori amerikan, Rand Paul, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Paul është testuar pozitiv dhe tani do të karantinohet.

‘’Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptoatik dhe ishte testuar për kujdesi pasi kishte vizituar shumë vende dhe kishte qenë prezent në shumë evente. Ai nuk ishte i vetëdijshëm që kishte kontakt direkt me ndonjë person të infektuar’’, thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, Paul kishte kërkuar para një jave kthimin e trupave amerikane që ndodhën në Kosovë.

Në një postim të tijin ai kishte kërkuar nga shteti i Kosovës që të niste një kapitull të ri dhe të punonte me Serbinë për paqe afatgjate. 

Image

(Kosova Sot Online)